Pa kategori

Konushevci: Financimi i protezave vazhdon edhe pa milionin shtesë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arton Konushevci, tha se financimi i protezave për invalidët e luftës do të vazhdojë pavarësisht mosmiratimit të amendamentit për një milion euro shtesë dhe se, sipas informacioneve…

Konushevci: Financimi i protezave vazhdon edhe pa milionin shtesë
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Vetëvendosjes, Arton Konushevci, tha se financimi i protezave për invalidët e luftës do të vazhdojë pavarësisht mosmiratimit të amendamentit për një milion euro shtesë dhe se, sipas informacioneve që ka, asnjë kërkesë për protezë nuk është në pritje të trajtimit.

Në një sqarim në Facebook, kryetari i komisionit parlamentar për mirëqenie sociale dhe vlerat e luftës tha se shërbimi financohet përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Sipas tij, ky mekanizëm funksionon prej vitit 2023 dhe do të vazhdojë të zbatohet.

Konushevci tha se, sipas raporteve të trajtimit dhe rimbursimit, deri tani kanë përfituar 103 persona, me rimbursime të miratuara në vlerë të përgjithshme prej 1.488.631,83 eurosh. Prej tyre, 58 janë invalidë të luftës së UÇK-së dhe 45 invalidë civilë të luftës.

Ai akuzoi opozitën se po e përdor çështjen për qëllime politike, duke pretenduar se anëtarët e saj në komision kishin dijeni për mekanizmin ekzistues të financimit.

Amendamenti nuk u miratua të mërkurën në Komisionin për Buxhet, ku mori pesë vota për dhe pesë abstenime, gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2026.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top