Scandinavian Living Holding dhe JYSK Danimarkë arrijnë marrëveshje për shitjen e biznesit JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
Scandinavian Living Holding ka arritur marrëveshje për t’ia shitur JYSK Danimarkë biznesin e saj JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të kompanisë, transaksioni pritet të përfundojë…

Scandinavian Living Holding ka arritur marrëveshje për t’ia shitur JYSK Danimarkë biznesin e saj JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të kompanisë, transaksioni pritet të përfundojë më 1 janar 2027, kur operacionet në të tre vendet do të kalojnë nën organizimin e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë.
Marrëveshja përfshin një rrjet prej 25 dyqanesh, të zhvilluar nga kompanitë lokale të franshizës. Dyqani i parë JYSK në Kosovë u hap në vitin 2004.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Fatmir Zymberi, pronar i Scandinavian Living Holding, e cilësoi marrëveshjen si një fazë të re për biznesin.
“Jemi shumë krenarë për atë që kemi ndërtuar së bashku gjatë këtyre viteve. Nga hapja e dyqanit të parë JYSK deri te 25 dyqane në tri vende, kjo është një arritje që pasqyron punën dhe kontributin e ekipeve tona, besimin e klientëve dhe forcën e partneritetit tonë me JYSK”, tha Zymberi.
Sipas njoftimit, kalimi nën organizimin e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë synon të mbështesë investimet dhe rritjen e mëtejshme në rajon.
Kompania njofton se shërbimi për klientët do të vazhdojë pa ndërprerje, përmes dyqaneve ekzistuese dhe kanaleve online. Në njoftim nuk bëhet e ditur vlera e transaksionit.
Scandinavian Living Holding ka në portofolin e saj edhe franshizat e KFC-së në katër tregje të rajonit, qendrën e vet logjistike dhe Scan Color, ndërsa është ndër investitorët kryesorë në Prishtina Mall.


