Konjufca: BE-ja ta shtyjë Beogradin ta dorëzojë Radoiçiqin
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pret presion vendimtar të Bashkimit Evropian ndaj Beogradit për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të akuzuar te autoritetet…

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pret presion vendimtar të Bashkimit Evropian ndaj Beogradit për dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të akuzuar te autoritetet gjyqësore të Kosovës.
Në intervistën për Hungary Insider, Konjufca tha se thirrjet e Parlamentit Evropian për masa kufizuese ndaj Radoiçiqit duhet të shndërrohen në veprime konkrete. Ai e cilësoi drejtësinë për sulmin në Banjskë si thelbësore për parandalimin e agresionit të mëtejshëm dhe sigurinë afatgjatë në rajon.
Sipas Konjufcës, paraqitja publike e Radoiçiqit përkrah djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një tubim politik tregon vazhdimësinë e mbrojtjes politike ndaj tij. Ministri tha se Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi, megjithëse ka pranuar organizimin e sulmit të armatosur të shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Konjufca i vlerësoi ambiciet territoriale të Serbisë si kërcënim real për Kosovën. Ai tha se çdo grumbullim i ri i forcave luftarake serbe përgjatë kufirit ose sulm ndaj territorit apo infrastrukturës kritike të Kosovës do të përbënte përshkallëzim të rëndë.
Për parandalimin e këtij rreziku, ai theksoi nevojën për prani të fortë të NATO-s përmes KFOR-it dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikanë e evropianë, krahas forcimit të institucioneve të mbrojtjes dhe vazhdimit të diplomacisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


