Pa kategori

Komisioni s’e mbështet Musliun për raportimin e Hoxhës në tetor

Komisioni për Siguri nuk e mbështeti kërkesën e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, që drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, të raportojë në fund të tetorit për ndërhyrjen policore në protestën…

Komisioni s’e mbështet Musliun për raportimin e Hoxhës në tetor
Dëgjo artikullin 1 min

Komisioni për Siguri nuk e mbështeti kërkesën e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, që drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, të raportojë në fund të tetorit për ndërhyrjen policore në protestën ku u kërkua miratimi i ligjit për Specialen. Plani i miratuar i punës parashikon raportimin e institucioneve kryesore të sigurisë gjatë dhjetorit.

Musliu e cilësoi reagimin policor joprofesional dhe joproporcional, duke thënë se kishte marrë ankesa nga qytetarët dhe se kishte edhe raporte mjekësore. Ajo argumentoi se kërkesa për raportim është pjesë e detyrimit të komisionit për të ushtruar kontroll demokratik mbi Policinë.

Deputeti i LVV-së, Sali Zyba, kundërshtoi raportimin në këtë fazë, me arsyetimin se hetimet dhe analiza duhet të përfundojnë përpara paraqitjes së të dhënave zyrtare. Edhe deputeti Ilir Qeriqi mbështeti pritjen e përfundimit të hetimeve, duke thënë se komisioni duhet t’u lërë hapësirë organeve hetimore.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top