Pa kategori

“Jo në emrin tim”: Seancë të jashtëzakonshme për Specialen

Iniciativa “Jo në emrin tim” u ka bërë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe votimin e projektligjit.…

“Jo në emrin tim”: Seancë të jashtëzakonshme për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Iniciativa “Jo në emrin tim” u ka bërë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe votimin e projektligjit.

Në reagimin e saj, iniciativa thotë se Rregullorja e Kuvendit lejon që një seancë e jashtëzakonshme të kërkohet nga një e treta e deputetëve. “THIRRENI SEANCËN. VOTOJENI LIGJIN”, thuhet në thirrje.

Sipas iniciativës, pas 18 ditësh protestë, kërkesa tashmë i drejtohet Kuvendit dhe deputetëve. Ajo njoftoi se e ka zhvendosur aksionin para Kuvendit të Kosovës, ku ka vendosur edhe një baner me qëndrimet e deputetëve ndaj projektligjit.

Reagimi përmban kërkesën për thirrjen e seancës, pa njoftuar se ajo është caktuar.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top