KFOR-i sqaron kur mund të kthehet ripozicionimi i trupave
Ripozicionimi i trupave të NATO-s në Kosovë varet nga kushtet në terren dhe mund të kthehet nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë, sipas njoftimit të KFOR-it për takimet me përfaqësuesit…

Ripozicionimi i trupave të NATO-s në Kosovë varet nga kushtet në terren dhe mund të kthehet nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë, sipas njoftimit të KFOR-it për takimet me përfaqësuesit vendorë.
Ky sqarim u ritheksua gjatë takimeve të admiralit George M. Wikoff dhe gjeneralmajorit Roberto Vergori me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha. Procesi synon që trupat të ripozicionohen në zonat ku janë më të nevojshme.
“Ky proces varet nga kushtet në terren dhe është i kthyeshëm, nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë”, thuhet në njoftim.
Wikoff, komandanti në largim Özkan Ulutaş dhe Vergori u takuan edhe me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut. Në këto takime u theksua se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe se siguria e qëndrueshme varet nga zgjidhjet politike, jo nga masat ushtarake.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


