Abrashi: Rruga për ish-krerët e UÇK-së kalon nga Apeli
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha se mobilizimi i resurseve për të dëshmuar pafajësinë në Apel është, sipas tij, rruga më e mirë për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa kritikoi ngutjen…

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha se mobilizimi i resurseve për të dëshmuar pafajësinë në Apel është, sipas tij, rruga më e mirë për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa kritikoi ngutjen me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Abrashi tha se ndryshimet pa shqyrtim serioz nuk u shërbejnë të akuzuarve në Hagë. Ai pretendoi se vërejtjet e shprehura nga LVV-ja nuk ishin dëgjuar dhe se nuk kishte pasur gatishmëri për diskutimin e pikave të kundërshtuara.
“Zgjidhja e vetme në këtë situatë që shkon në favor të ish-krerëve të UÇK-së është që kemi një mobilizim tonin dhe resurseve tona që ta vërtetojmë pafajësinë në shkallën e dytë, pra në Apel”, deklaroi ai.
Abrashi e cilësoi kundërshtimin e LVV-së ndaj Gjykatës Speciale si parimor dhe tha se dëshiron reflektim për këtë çështje, duke kundërshtuar mënyrën e propozuar të zgjidhjes.
Në të njëjtën intervistë, ai e quajti përsëritjen e shpeshtë të vrasjeve alarm për drejtësinë dhe kërkoi më shumë përgjegjësi nga Prokuroria, Gjykata dhe hetuesit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


