Këshilltari iranian paralajmëron mbylljen e kalimeve pranë Omanit
Irani pritet të mbyllë së shpejti disa kalime detare në Ngushticën e Hormuzit përgjatë brigjeve të Omanit, tha të mërkurën Mohammad Reza Naghdi, këshilltar i komandantit të Gardës Revolucionare Islamike,…

Irani pritet të mbyllë së shpejti disa kalime detare në Ngushticën e Hormuzit përgjatë brigjeve të Omanit, tha të mërkurën Mohammad Reza Naghdi, këshilltar i komandantit të Gardës Revolucionare Islamike, për agjencinë gjysmëzyrtare Fars.
Sipas Naghdit, këto kalime janë krijuar pas shpërthimeve dhe shkatërrimit të pengesave shkëmbore. Ai pretendoi se përdoren nga mjete të vogla lundruese për transportimin e naftës kontrabandë dhe transferimin e saj në anije-cisternë.
“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë kontroll të plotë mbi të. Kjo situatë do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat legjitime të Iranit”, deklaroi Naghdi.
Një tjetër këshilltar i Gardës Revolucionare, Majid Mirahmadi, tha se përmes kësaj rruge detare kalojnë mesatarisht 10 anije në ditë, krahasuar me 125 para luftës. Këto shifra dhe pretendimi për kontroll të plotë janë qëndrime të zyrtarëve iranianë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


