Deda propozon kufi kushtetues për mandatet në funksionet shtetërore
Analisti politik Ilir Deda propozon që ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore të kufizohet me Kushtetutë në dy mandate, ndërsa bën thirrje që Shqipëria të shmangë përsëritjen e vitit 1997.…

Analisti politik Ilir Deda propozon që ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore të kufizohet me Kushtetutë në dy mandate, ndërsa bën thirrje që Shqipëria të shmangë përsëritjen e vitit 1997.
Në një postim në Facebook, ai kërkon që politika të ulë tensionet dhe të dëgjojë qytetarët. “Shqipëria duhet me çdo kusht t’a evitojë përsëritjen e 1997-tës”, shkruan Deda.
Ai kritikon inatin dhe kokëfortësinë e politikanëve shqiptarë, duke argumentuar se shtetet dhe popujt e vegjël nuk e kanë luksin e vendimeve iracionale.
Kufizimin kushtetues të mandateve Deda e paraqet si një zgjidhje për kulturën politike, duke e cilësuar atë si “recepti hungarez”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


