Pa kategori

Këshilli Ndërfetar: Qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u kërkoi institucioneve përgjigje konkrete, transparente dhe në përputhje me ligjin ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe studentëve, duke mbrojtur të drejtën e protestës paqësore dhe duke…

Këshilli Ndërfetar: Qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen
Dëgjo artikullin 1 min

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë u kërkoi institucioneve përgjigje konkrete, transparente dhe në përputhje me ligjin ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe studentëve, duke mbrojtur të drejtën e protestës paqësore dhe duke kundërshtuar dhunën.

Në deklaratën e përbashkët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare zyrtare theksuan se “paqja nuk nënkupton heshtje përballë padrejtësisë”. Ata shtuan se drejtësia nuk mund të ndërtohet përmes dhunës dhe se autoriteti nuk mund të ushtrohet pa përgjegjësi.

Këshilli nënvizoi se pakënaqësia nuk justifikon shkatërrimin e pronës apo cenimin e të drejtave të të tjerëve. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të zgjedhin dialogun dhe të vendosin sigurinë e qytetarëve e paqen shoqërore mbi interesat e ngushta.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top