Pa kategori

KE-ja Serbisë për Banjskën: Veproni pa vonesa

Komisioni Evropian i ka kërkuar Serbisë të ndërmarrë pa vonesa hapat për arrestimin dhe ndjekjen penale të të dyshuarve për sulmin në Banjskë të shtatorit 2023, duke shprehur shqetësim edhe…

KE-ja Serbisë për Banjskën: Veproni pa vonesa
Dëgjo artikullin 2 min

Komisioni Evropian i ka kërkuar Serbisë të ndërmarrë pa vonesa hapat për arrestimin dhe ndjekjen penale të të dyshuarve për sulmin në Banjskë të shtatorit 2023, duke shprehur shqetësim edhe për raportimet mbi pjesëmarrjen e Milan Radoiçiqit në një tubim të partisë në pushtet.

Në përgjigjen dhënë Euronews Albania, zëdhënësi i Komisionit tha se Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ndaj personave që ndodhen në territorin e saj. Ai kërkoi bashkëpunim të plotë përmes kanaleve të ndihmës së ndërsjellë juridike.

“BE-ja ka kërkuar vazhdimisht që personat përgjegjës për sulmin në Banjskë të vitit 2023 të mbajnë përgjegjësi, përfshirë Milan Radoiçiqin”, thuhet në përgjigje.

Komisioni kërkoi gjithashtu përmbajtje nga retorika nxitëse ndaj Kosovës. Qëndrimi pason deklaratat e Millosh Jovanoviqit se “Kosova është Serbi” dhe të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, se flamuri serb do të valëvitej sërish mbi Prizren.

Sipas zëdhënësit, liderët politikë duhet të kontribuojnë në besimin, stabilitetin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

Për fondet evropiane, KE-ja tha se vlerëson vazhdimisht përmbushjen e kushteve, përfshirë funksionimin e mekanizmave demokratikë, shtetin e së drejtës dhe kushtin që lidhet me dialogun Beograd–Prishtinë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top