Çitaku caktohet në grupin për strategjinë shtetërore për Hagën
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar nënkryetaren Vlora Çitaku në grupin punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat dhe afatet para Dhomave të Specializuara në Hagë, njoftoi…

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar nënkryetaren Vlora Çitaku në grupin punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat dhe afatet para Dhomave të Specializuara në Hagë, njoftoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Haxhiu tha se në punën e grupit do të ftohen edhe ekspertë të fushës për të dhënë kontribut profesional. Ajo e mirëpriti vendimin dhe e cilësoi procesin në Hagë të rëndë dhe të padrejtë.
Kryetarja njoftoi gjithashtu se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të enjten, në orën 10:00, me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


