Haziri: Specialja e fut Shiroka-Pulën në ‘zjerm’ politik
Lutfi Haziri e cilësoi ndihmën ndaj Kosovës për çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara si sfidën më të madhe të presidentes Justina Shiroka-Pula, duke vlerësuar se komunikimi me institucionet…

Lutfi Haziri e cilësoi ndihmën ndaj Kosovës për çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara si sfidën më të madhe të presidentes Justina Shiroka-Pula, duke vlerësuar se komunikimi me institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të jetë i lehtë.
Në deklaratën për IndeksOnline, deputeti i LDK-së tha: “Presidentja është futur në ‘zjerm’ politik, pasi sfidën më të madhe do ta ketë në ndihmën ndaj Republikës për çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Komunikimi me Komisionin Evropian, Këshillin e Evropës dhe mekanizmat e tjerë, si dhe me partnerët tanë, nuk do të jetë i lehtë”.
Haziri vlerësoi se presidentja ka mundësi të kontribuojë në vendosjen e drejtësisë për të gjithë. Ai shtoi se përvoja e deritanishme në Kosovë ka krijuar, sipas tij, bindjen se “drejtësia përmes padrejtësisë nuk pranohet”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


