Hofreiter: Politika të mos ndërhyjë në SPAK, as verbalisht
Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, tha në një intervistë për DW se politika duhet ta lejojë SPAK-un të punojë pa ndërhyrje, përfshirë ato verbale.…

Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, tha në një intervistë për DW se politika duhet ta lejojë SPAK-un të punojë pa ndërhyrje, përfshirë ato verbale. Ai e lidhi luftën kundër korrupsionit me përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Por ne presim gjithashtu që SPAK-u të mund të bëjë punën e tij dhe që askush nga politika të mos ndërhyjë, madje as verbalisht”, deklaroi Hofreiter.
Gjatë intervistës, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, ai e vlerësoi mbylljen e kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027 si të mundur, por shumë ambicioze. Hofreiter sqaroi se pas kësaj mbetet edhe procesi i ratifikimit; mbyllja e kapitujve nuk nënkupton anëtarësim të menjëhershëm.
Ai përfshiu respektimin e standardeve mjedisore ndër kërkesat e shtetit të së drejtës dhe tha se investimet duhet të përputhen me legjislacionin evropian.
Hofreiter theksoi mbështetjen gjermane për Shqipërinë, por paralajmëroi se qeveria dhe parlamenti kanë ende shumë punë në miratimin dhe zbatimin e ligjeve. Sipas tij, përmbushja e reformave do t’ua pakësonte argumentet kundërshtarëve të anëtarësimit të Shqipërisë brenda BE-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


