Xhandarmëria e premtuar nga Kurti merr afat në kalendarin qeveritar
Projektligji për Xhandarmërinë është paraparë të kalojë në Qeveri më 26 shkurt 2027, sipas kalendarit të Programit të Projektligjeve 2026–2028, të miratuar nga Qeveria e Kosovës më 6 tetor. Ky…

Projektligji për Xhandarmërinë është paraparë të kalojë në Qeveri më 26 shkurt 2027, sipas kalendarit të Programit të Projektligjeve 2026–2028, të miratuar nga Qeveria e Kosovës më 6 tetor. Ky është afat i planifikuar për projektligjin, jo datë e themelimit të forcës së re.
Albin Kurti e kishte premtuar Xhandarmërinë gjatë fushatës zgjedhore në maj, duke e përshkruar si një strukturë mes Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas shpjegimit të tij, mandati do të përfshinte sigurimin e kufijve, operacionet kundër grupeve të armatosura dhe terroriste, luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Më 19 maj, Xhelal Sveçla kishte njoftuar krijimin e një grupi punues për të analizuar dhe propozuar mënyrat e funksionimit të Xhandarmërisë si agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kurti kishte deklaruar se themelimi i saj do të bëhej me një ligj të veçantë, të miratuar nga Kuvendi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


