Kamberi: Afrimi LVV–PDK lidhet me presidenten dhe Specialen
Analisti politik Belgzim Kamberi tha në Debat Plus se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente ishte rezultat i një marrëveshjeje LVV–PDK që, sipas tij, përfshinte emrin e saj dhe Ligjin…

Analisti politik Belgzim Kamberi tha në Debat Plus se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës si presidente ishte rezultat i një marrëveshjeje LVV–PDK që, sipas tij, përfshinte emrin e saj dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Sipas Kamberit, zhvillimet pas zgjedhjes së presidentes tregojnë afrim gjithnjë e më të madh mes dy partive, pavarësisht përpjekjeve të disa përfaqësuesve të tyre për të mohuar një marrëveshje mes palëve.
Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për një tendencë të përqendrimit të pushtetit rreth kryeministrit Albin Kurti, duke saktësuar se nuk do të thoshte që LVV-ja i ka marrë të gjitha pushtetet në Kosovë.
“Nuk do të thoja që VV-ja i ka marrë të gjitha pushtetet në Kosovë, por ka një tendencë për ta koncentruar pushtetin rreth saj, rreth një njeriu, rreth Albin Kurtit”, deklaroi Kamberi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


