Pa kategori

Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresisti republikan amerikan Robert Aderholt i bëri thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë dhe të gjitha palëve të refuzojnë dhunën. Në një postim në X më…

Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë
Dëgjo artikullin 1 min

Kongresisti republikan amerikan Robert Aderholt i bëri thirrje qeverisë shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë dhe të gjitha palëve të refuzojnë dhunën.

Në një postim në X më 17 tetor, Aderholt shprehu shqetësim të thellë për atë që e cilësoi si përshkallëzim të trazirave në Shqipëri, vend aleat i NATO-s.

Ai theksoi se shqiptarët meritojnë sundimin e ligjit, institucione që japin llogari dhe lirinë për ta shprehur zërin e tyre. Sipas kongresistit, të rinjtë shqiptarë duhet të kenë zërin e tyre në formësimin e së ardhmes së vendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top