Pa kategori

Kupina shpjegon pse ligji për Specialen ende s’është në Presidencë

Ligji për Dhomat e Specializuara ende nuk ka mbërritur në Presidencë, sepse Kuvendi e dërgon vetëm pasi të mbyllet afati tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor,…

Kupina shpjegon pse ligji për Specialen ende s’është në Presidencë
Dëgjo artikullin 1 min

Ligji për Dhomat e Specializuara ende nuk ka mbërritur në Presidencë, sepse Kuvendi e dërgon vetëm pasi të mbyllet afati tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor, sipas këshilltarit për media të Zyrës së Presidentes, Bekim Kupina.

Në deklaratën për Klanin, Kupina sqaroi se pas këtij afati presidentja Shiroka Pula ka tetë ditë në dispozicion për të ndërmarrë veprime.

“Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Shiroka Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime”, tha ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top