“Jo në emrin tim” në Berlin, protestë para Parlamentit gjerman
Një protestë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar për sot, 4 tetor, para Parlamentit gjerman në Berlin. Sipas njoftimit për protestën, tubimi me moton “Jo në emrin…

Një protestë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar për sot, 4 tetor, para Parlamentit gjerman në Berlin. Sipas njoftimit për protestën, tubimi me moton “Jo në emrin tim” nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.
Protesta në Berlin kundërshton aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë. Më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Sipas të njëjtit njoftim, sot në orën 19:00 parashikohet edhe protesta e 19-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Krahas kundërshtimit të aktgjykimit, protesta në Prishtinë kërkon miratimin nga Kuvendi i Kosovës të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


