Pa kategori

Francë: 8 mijë protestues kundër politikave për pesticidet

Rreth 8 mijë persona protestuan në Saint-Pierre-la-Garenne të Francës kundër përdorimit të pesticideve dhe masave ligjore që lidhen me to. Sipas vlerësimit të prefekturës lokale, tubimi pranë një impianti të…

Francë: 8 mijë protestues kundër politikave për pesticidet
Dëgjo artikullin 1 min

Rreth 8 mijë persona protestuan në Saint-Pierre-la-Garenne të Francës kundër përdorimit të pesticideve dhe masave ligjore që lidhen me to. Sipas vlerësimit të prefekturës lokale, tubimi pranë një impianti të kompanisë Syngenta mblodhi rreth 8 mijë pjesëmarrës.

Protestuesit kundërshtuan dispozita të ligjit të emergjencës për bujqësinë dhe propozime europiane për përdorimin dhe rregullimin e pesticideve. Demonstrata u mbështet nga rreth 50 organizata, përfshirë shoqata joqeveritare dhe një prej sindikatave kryesore bujqësore në Francë.

“Pa pesticide këtu, askund tjetër” ishte një prej mesazheve në pankartat e protestuesve.

Aktivistët e lëvizjes “Kryengritje për Tokën” thanë se tubimi është pjesë e një fushate më të gjerë. Sipas tyre, protesta të tjera pritet të zhvillohen edhe në Zvicër dhe Angli.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top