Jemeni njofton operacion për rimarrjen e territoreve nga Houthitë
Presidenti i Jemenit, Rashad al-Alimi, njoftoi të dielën nisjen e operacioneve ushtarake për të rimarrë territoret e kontrolluara nga Houthitë. Në një fjalim televiziv, ai tha se synimi është shtrirja…

Presidenti i Jemenit, Rashad al-Alimi, njoftoi të dielën nisjen e operacioneve ushtarake për të rimarrë territoret e kontrolluara nga Houthitë. Në një fjalim televiziv, ai tha se synimi është shtrirja e autoritetit shtetëror në të gjithë vendin.
“Sot njoftoj fillimin e operacioneve ushtarake për të rimarrë territoret e mbetura të republikës dhe për të shtrirë autoritetin e shtetit dhe institucioneve të tij në të gjithë territorin kombëtar”, deklaroi al-Alimi.
Njoftimi i qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite vjen pas shkëmbimit të sulmeve mes Houthive, të mbështetur nga Irani, dhe koalicionit të udhëhequr nga Riadhi. Ende nuk është e qartë nëse operacionet e njoftuara shënojnë një fazë të re të konfliktit.
Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, pretendoi të dielën se grupi kishte sulmuar me raketë balistike dhe dronë objekte të kompanisë saudite të naftës Aramco në Riad dhe Khurais. Arabia Saudite ende nuk kishte komentuar mbi sulmet e pretenduara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


