Hoxha për BE-në: “Por anëtarësimi nuk dhurohet”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria duhet ta fitojë anëtarësimin në BE përmes reformave dhe rezultateve, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke vijuar pa…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, tha se Shqipëria duhet ta fitojë anëtarësimin në BE përmes reformave dhe rezultateve, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke vijuar pa humbur kohë negociatat.
“Por anëtarësimi nuk dhurohet. Ai fitohet, vetëm me punë, reforma, rezultate, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri”, theksoi Hoxha në deklaratën ku mirëpriti konkluzionet e Këshillit Evropian për zgjerimin dhe të ardhmen e BE-së.
Ai vlerësoi riafirmimin e parimit të meritës, sipas të cilit secili vend kandidat përparon mbi bazën e rezultateve të veta. Sipas ministrit, Shqipëria mbetet e angazhuar për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga negociatat.
Hoxha e cilësoi perspektivën e anëtarësimit një shans historik dhe paralajmëroi se mundësi të tilla nuk qëndrojnë të hapura përgjithmonë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


