Pa kategori
Haziri thërret qytetarët te Kuvendi: “O SOT, O KURRË!”
Organizatori i protestave të përnatshme në Prishtinë, Çlirim Haziri, i ftoi sot qytetarët te Kuvendi i Kosovës për t’iu bashkuar protestës. Në një postim në Facebook, ai kërkoi pjesëmarrje të…

Organizatori i protestave të përnatshme në Prishtinë, Çlirim Haziri, i ftoi sot qytetarët te Kuvendi i Kosovës për t’iu bashkuar protestës. Në një postim në Facebook, ai kërkoi pjesëmarrje të menjëhershme, duke e lidhur thirrjen me mbështetjen për UÇK-në.
“EJANI TË GJITHË TE KUVENDI I KOSOVËS! UÇK-ja ka nevojë për ne. TANI!”, shkroi Haziri.
Në të njëjtin postim, ai bëri thirrje për bashkim në shesh: “Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë. TË GJITHË NË SHESH! O SOT, O KURRË!”
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


