Pa kategori

Musliu kundër përjashtimeve në protestën për Arlindën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se as partitë dhe as organizatorët nuk kanë të drejtë të përvetësojnë protestën për Arlindën apo të përjashtojnë qytetarët që kërkojnë drejtësi, pavarësisht përkatësisë…

Musliu kundër përjashtimeve në protestën për Arlindën
Dëgjo artikullin 2 min

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se as partitë dhe as organizatorët nuk kanë të drejtë të përvetësojnë protestën për Arlindën apo të përjashtojnë qytetarët që kërkojnë drejtësi, pavarësisht përkatësisë politike.

Në një postim në Facebook, ajo theksoi se pjesëmarrja e saj në protestë do të ketë për qëllim kërkimin e drejtësisë dhe përgjegjësisë institucionale.

“Unë nuk shkoj në protestë për të mbrojtur ndonjë parti. Shkoj për të kërkuar drejtësi, përgjegjësi dhe institucione që e mbrojnë jetën”, shkroi Musliu.

Ajo kërkoi hetim të paanshëm dhe masa ligjore nëse konstatohet se ka pasur neglizhencë, shpërfillje të rrezikut apo dështim institucional në mbrojtjen e Arlindës.

“Asnjë parti nuk ka të drejtë ta privatizojë dhimbjen e Arlindës. Por asnjë organizator nuk ka të drejtë ta privatizojë revoltën e qytetarëve”, deklaroi deputetja.

Musliu kundërshtoi atë që e përshkroi si ultimatume ndaj qytetarëve, kërcënime për konfrontim dhe ndarje mes pjesëmarrësve. Sipas saj, kërkesa për llogari duhet të drejtohet te personat që kanë pasur detyrë ta mbrojnë jetën, ndërsa siguria e grave duhet të jetë përgjegjësi e gjithë shoqërisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top