Haxhiu: Vlerat e UÇK-së nuk mbrohen përmes dhunës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje sot protestuesve para Kuvendit të ruajnë qetësinë, duke theksuar se dhuna e dëmton kauzën e mbrojtjes së UÇK-së dhe çlirimtarëve.…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje sot protestuesve para Kuvendit të ruajnë qetësinë, duke theksuar se dhuna e dëmton kauzën e mbrojtjes së UÇK-së dhe çlirimtarëve. Ajo e bëri thirrjen nga foltorja gjatë seancës për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara.
“As UÇK-në dhe as çlirimtarët tanë nuk i mbrojmë me dhunë. Vlerat e tyre nuk mbrohen përmes dhunës”, tha Haxhiu.
Ajo theksoi se e drejta për protestë garantohet me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi dhe duhet të respektohet plotësisht. Haxhiu u kërkoi edhe grupeve parlamentare të bënin të njëjtën thirrje për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës.
Në deklaratën e saj, Haxhiu përmendi se Kuvendi e kishte miratuar në parim projektligjin për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe u bëri thirrje protestuesve që të vazhdonin në mënyrë paqësore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


