Pa kategori

Haxhiu tregon si do të përfshihet Kuvendi në mbështetjen për Apelin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të propozohet delegimi i një përfaqësuesi të saj në grupin punues për mbështetjen shtetërore…

Haxhiu tregon si do të përfshihet Kuvendi në mbështetjen për Apelin
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të propozohet delegimi i një përfaqësuesi të saj në grupin punues për mbështetjen shtetërore të ish-krerëve të UÇK-së në procesin e Apelit.

Në postimin e saj, Haxhiu mirëpriti vendimin e Qeverisë për themelimin e grupit dhe tha se mbështetja për Apelin duhet të mbështetet në një strategji të përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar institucional.

“Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë”, shkroi ajo, duke shprehur vlerësimin e saj për vendimin.

Sipas Haxhiut, përfaqësuesi i Kryesisë do të propozohet për të kontribuar institucionalisht në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së gjatë Apelit. Kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar paraprakisht se grupin punues do ta kryesojë Glauk Konjufca.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top