Politikë

Haxhiu thirrje protestuesve

# Haxhiu u drejtohet protestuesve: Dhuna e dëmton kauzën e UÇK-së dhe të çlirimtarëve Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve para Parlamentit që të ruajnë qetësinë…

Haxhiu thirrje protestuesve
Dëgjo artikullin 1 min

# Haxhiu u drejtohet protestuesve: Dhuna e dëmton kauzën e UÇK-së dhe të çlirimtarëve

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve para Parlamentit që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës, pas miratimit në parim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Nga foltorja e Kuvendit, Haxhiu tha se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe duhet të respektohet.

“Si kryetare e Kuvendit, si ushtruese e detyrës së presidentes, i bëj thirrje të gjithë protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës”, deklaroi ajo.

Haxhiu theksoi se dhuna do ta dëmtonte kauzën që protestuesit kërkojnë ta mbrojnë.

“Dhuna e dëmton kauzën që të gjitha duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve”, tha ajo.

Duke iu referuar votimit të projektligjit në parim, Haxhiu kërkoi që protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore.

Scroll To Top