Trendafilova: Kritikat janë legjitime, diktimi ndaj gjyqtarëve jo
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, tha se kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime, por askush nuk mund t’u diktojë gjyqtarëve si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin. Në një…

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, tha se kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime, por askush nuk mund t’u diktojë gjyqtarëve si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin.
Në një video-deklaratë për pavarësinë dhe funksionimin e gjykatës, ajo mbrojti qëndrimin se institucioni e ushtron mandatin pa ndikime apo ndërhyrje politike.
“Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo ndërhyrje politike”, deklaroi Trendafilova.
Ajo tha se gjykata është përballur me dezinformata dhe me përpjekje për pengimin e drejtësisë, përfshirë frikësimin e dëshmitarëve, që sipas saj kanë çuar në dënime dhe pranime fajësie.
Për kundërshtimin e vendimeve, Trendafilova përmendi procedurat e ankimit në panelet e Apelit dhe të Gjykatës Supreme. Ajo shtoi se të pandehurit mund t’i drejtohen edhe Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese kur besojnë se u janë shkelur të drejtat.
Sipas saj, të pandehurit i kanë përdorur këto mjete juridike dhe në një numër aktgjykimesh kanë pasur sukses. Trendafilova theksoi gjithashtu mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave si pjesë të mandatit të gjykatës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


