Haxhiu përmend Prizren–Tetovën në takimin me Mickoskin
Rruga Prizren–Tetovë, autostrada Shkup–Bllacë dhe ndërlidhja energjetike ishin ndër projektet për të cilat kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan…

Rruga Prizren–Tetovë, autostrada Shkup–Bllacë dhe ndërlidhja energjetike ishin ndër projektet për të cilat kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas Haxhiut, biseda kishte në fokus thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve përmes projekteve infrastrukturore.
Ajo theksoi se Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do ta përcjellë ecurinë e tyre deri në përfundim. Në deklaratën e përcjellë nuk jepen afate për realizimin e tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


