Chiese: Stabiliteti në Kosovë është i brishtë
Deputetja italiane Paola Chiese e cilësoi stabilitetin në Kosovë të brishtë dhe tha se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përparon me vështirësi. Në postimin pas ceremonisë së ndërrimit të…

Deputetja italiane Paola Chiese e cilësoi stabilitetin në Kosovë të brishtë dhe tha se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përparon me vështirësi.
Në postimin pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, ajo e lidhi rëndësinë e pranisë së NATO-s me tensionet që, sipas saj, shpërthejnë periodikisht në veri.
“Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi”, shkroi Chiese.
Ajo vlerësoi se prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet.
Në ceremoninë e 14 tetorit, gjeneralmajori italian Roberto Vergori mori komandën e KFOR-it nga gjeneralmajori turk Ozkan Ulutas.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


