OVL-UÇK policisë: “Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar!”
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i bëri thirrje Policisë së Kosovës ta ndalë atë që e cilësoi si dhunë të tepruar dhe të paprovokuar ndaj pjesëmarrësve në protestën…

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i bëri thirrje Policisë së Kosovës ta ndalë atë që e cilësoi si dhunë të tepruar dhe të paprovokuar ndaj pjesëmarrësve në protestën e mbrëmjes së 5 tetorit pranë Kuvendit në Prishtinë.
“Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar!”, shkroi organizata në reagimin e saj në Facebook. Ajo kërkoi nga policët t’i mbajnë duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve.
OVL-UÇK tha se kërkesat e protestuesve u drejtohen përfaqësuesve të popullit, nga të cilët kërkon përgjegjësi për veprimet e tyre. “Mos e ktheni uniformën që duhet të mbrojë qytetarin në mjet dhune ndaj tij”, thuhet në reagim.
Cilësimi i ndërhyrjes policore si dhunë e tepruar dhe e paprovokuar është qëndrim i organizatës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


