Pa kategori

Haxhiu për vrasjet në Livoç: Hetim i paanshëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional pas vrasjes së një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku…

Haxhiu për vrasjet në Livoç: Hetim i paanshëm
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional pas vrasjes së një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u plagos edhe një person tjetër.

Në një postim në Facebook, ajo tha se pret zbardhjen e të gjitha rrethanave të krimit dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe”, shkroi Haxhiu.

Ajo u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe të plagosurit i uroi shërim të shpejtë. Gjithashtu, bëri thirrje që familjeve të prekura t’u ofrohet mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top