Haziri: Protestat vazhdojnë derisa të votohet ligji për Specialen
Njëri nga organizatorët e protestës në Prishtinë, Çlirim Haziri, paralajmëroi vazhdimin e protestave nëse deputetët nuk i miratojnë në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. “Derisa…

Njëri nga organizatorët e protestës në Prishtinë, Çlirim Haziri, paralajmëroi vazhdimin e protestave nëse deputetët nuk i miratojnë në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Derisa ligji të votohet, ne nuk e bëjmë asnjë hap prapa”, tha Haziri para protestuesve në tubimin e sotëm. Ai iu drejtua deputetëve edhe me thirrjen: “Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me ‘vulën e turpit’”.
Protesta e sotme në mbështetje të ndryshimeve në ligj nisi në Prishtinë një ditë pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Projektligji u miratua në lexim të parë më 5 tetor, ndërsa votimi në lexim të dytë mbetet i papërfunduar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


