Haxhiu: Nuk akuzova institucionet në Shqipëri për protestat
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se deklarata e saj se arroganca nxit protestat ishte qëndrim parimor për qasjen ndaj tyre, jo akuzë ndaj ndonjë institucioni në Shqipëri…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se deklarata e saj se arroganca nxit protestat ishte qëndrim parimor për qasjen ndaj tyre, jo akuzë ndaj ndonjë institucioni në Shqipëri apo gjykim për shkaqet e protestave atje.
Në një postim në Facebook, ku publikoi videon e përgjigjes së dhënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu pretendoi se disa media ia kishin shtrembëruar deklaratën.
“Kur kam thënë se arroganca vetëm i nxit protestat, kam folur për mënyrën si duhet t’u qasemi protestave në përgjithësi, me seriozitet dhe me gatishmëri për të dëgjuar. Ky ishte një qëndrim parimor, jo gjykim për shkaqet e protestave apo akuzë ndaj ndonjë institucioni në Shqipëri”, shkroi ajo.
Haxhiu kërkoi që institucionet t’i dëgjojnë kërkesat e studentëve dhe protestuesve, ndërsa dhuna të ndalet nga të dyja palët. Ajo i cilësoi zhvillimet shqetësuese dhe u bëri thirrje palëve të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


