Haxhiu: Barazia gjinore të nisë nga hartimi i ligjeve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se barazia gjinore duhet të jetë pjesë e hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve, pas takimit me drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI),…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se barazia gjinore duhet të jetë pjesë e hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve, pas takimit me drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg.
Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se biseduan për prioritetet e agjendës legjislative dhe mbështetjen që NDI do t’i ofrojë Institutit Parlamentar. Sipas saj, agjenda ligjvënëse duhet t’i marrë parasysh në mënyrë të barabartë nevojat dhe përvojat e grave dhe burrave.
“Besoj se ligjet e mira fillojnë nga njohja e mirë e nevojave të qytetarëve”, shkroi Haxhiu, duke theksuar nevojën për kapacitete të fuqishme profesionale në Kuvend.
Ajo falënderoi Soderbergun për përkushtimin dhe NDI-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kuvendit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


