Haxhiu: Aleanca do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit për Specialen
Aleanca do të mbikëqyrë zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe hapat e mëtejmë institucionalë, tha deputetja Teuta Haxhiu në emisionin FIVE të TV Dukagjinit. Haxhiu tha…

Aleanca do të mbikëqyrë zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe hapat e mëtejmë institucionalë, tha deputetja Teuta Haxhiu në emisionin FIVE të TV Dukagjinit.
Haxhiu tha se deputetët e Aleancës do të ndjekin edhe strategjinë që, sipas saj, kryeministri Albin Kurti e përmendi në seancë para miratimit të ndryshimeve në lexim të dytë.
“T’i shohim hapat tutje, po them që ne jemi aty për të parë çdo proces”, u shpreh ajo.
Deputetja e paraqiti mbikëqyrjen si detyrë të përfaqësuesve të Aleancës në Kuvend. “Do të jemi jo vetëm gardianë, por mbi të gjitha kjo është detyra jonë”, deklaroi Haxhiu.
Kuvendi i Kosovës i miratoi ndryshimet në lexim të dytë në seancën e së martës, pak para mesnatës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


