Pa kategori

Hasaj: Qeveritë mund ta frenonin largimin e qytetarëve

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj, tha në emisionin EURO n’T7 se qeveritë e Kosovës ndër vite mund ta frenonin migrimin duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe zbatimin e…

Hasaj: Qeveritë mund ta frenonin largimin e qytetarëve
Dëgjo artikullin 1 min

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj, tha në emisionin EURO n’T7 se qeveritë e Kosovës ndër vite mund ta frenonin migrimin duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Sipas tij, ato nuk kanë bërë mjaftueshëm në këto drejtime.

Duke prezantuar të dhënat e GAP-it, Hasaj tha se mbi 250 mijë qytetarë kanë migruar drejt Bashkimit Evropian. Shifrat vjetore të paraqitura mbulojnë periudhën 2020–2025. Sipas Hasajt, mbi 73 për qind e të larguarve janë nën moshën 34-vjeçare.

Ai paralajmëroi se largimi i të rinjve po e ngushton tregun e punës dhe po ndikon në plakjen e popullsisë. “Pra, duhet të kemi kapital njerëzor për të pasur zhvillim ekonomik dhe problemi ynë është se po na ik ky kapital njerëzor”, tha Hasaj.

Sipas të dhënave të prezantuara, rreth 65 për qind e qytetarëve që migruan gjatë kësaj periudhe shkuan në Gjermani. Për vitin 2025, arsyet familjare u renditën si shkaku kryesor i migrimit, të pasuara nga arsyet e punës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top