Pa kategori

Ndryshimet e buxhetit 2026 në agjendën e Kryesisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë sot propozimin që ndryshimet e buxhetit për vitin 2026 të përfshihen për shqyrtim të dytë në seancën e ardhshme plenare, sipas njoftimit…

Ndryshimet e buxhetit 2026 në agjendën e Kryesisë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë sot propozimin që ndryshimet e buxhetit për vitin 2026 të përfshihen për shqyrtim të dytë në seancën e ardhshme plenare, sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit.

Mbledhja është paralajmëruar për 26 tetor, në orën 11:00, në sallën C-301. Projektligji nr. 11/L-013 parashikon ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Kryesia do të merret me përcaktimin e rendit të ditës së seancës së ardhshme. Propozimi për atë seancë përfshin edhe votimin për emërimin e deputetëve të Grupit Parlamentar të Listës Serbe në komisionet parlamentare, miratimin e procesverbaleve, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Në mbledhjen e Kryesisë parashihet gjithashtu miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave të tjera.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top