Pa kategori

Ministria: Ndryshimet për Specialen duhen shqyrtuar për kushtetutshmëri

Ministria e Drejtësisë vlerëson se ndryshimet e propozuara për Specialen kërkojnë shqyrtim të veçantë për përputhshmërinë me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Në opinionin e saj për projektligjin, ministria…

Ministria: Ndryshimet për Specialen duhen shqyrtuar për kushtetutshmëri
Dëgjo artikullin 1 min

Ministria e Drejtësisë vlerëson se ndryshimet e propozuara për Specialen kërkojnë shqyrtim të veçantë për përputhshmërinë me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Në opinionin e saj për projektligjin, ministria ia ngarkon këtë vlerësim procedurës legjislative dhe komisioneve kompetente të Kuvendit.

Sipas opinionit, propozimet për ndryshimin e juridiksionit, transferimin e rasteve në gjykatat vendore, dënimin maksimal dhe faljen e të dënuarve nuk paraqesin në vetvete kolizion të drejtpërdrejtë me legjislacionin tjetër të sistemit të drejtësisë. Megjithatë, ky vlerësim nuk e zgjidh çështjen e përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën dhe instrumentet ndërkombëtare.

Ministria veçon nenin 162 të Kushtetutës, që përbën bazën kushtetuese të Dhomave të Specializuara, dhe përmend marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për EULEX-in. Ajo vlerëson se nevojitet shqyrtim i mëtejshëm i specializuar në Kuvend, me fokus te Komisioni për Legjislacion, dhe shpreh gatishmërinë të japë kontribut profesional gjatë procedurës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top