Pa kategori

Hasaj: Partitë s’u morën me rritjen e çmimeve

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj, akuzoi partitë politike se nuk u morën me rritjen e çmimeve as gjatë fushatës zgjedhore, as gjatë qeverisjes. Në emisionin EURO n’T7, ai…

Hasaj: Partitë s’u morën me rritjen e çmimeve
Dëgjo artikullin 1 min

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj, akuzoi partitë politike se nuk u morën me rritjen e çmimeve as gjatë fushatës zgjedhore, as gjatë qeverisjes. Në emisionin EURO n’T7, ai tha se inflacioni mbetet shqetësimi kryesor i qytetarëve dhe se Qeveria nuk po merr masa adekuate për ta stabilizuar atë.

Sipas Hasajt, inflacioni deri në gusht ishte 7.3 për qind. Ai vlerësoi se rritja e çmimeve po e rrit koston e jetesës dhe po e gërryen ekonominë.

Hasaj e lidhi shtrenjtimin e ushqimeve edhe me varësinë nga importet dhe bilancin negativ tregtar. Ai kritikoi mungesën e një strategjie për zhvillimin e prodhimit vendas, duke argumentuar se kapacitetet prodhuese do të ndihmonin që më shumë para të qarkullonin brenda vendit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top