Hargreaves lidh bashkëpunimin me Shiroka-Pulën me të ardhmen euroatlantike
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se pret të punojë me presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, dhe institucionet e Kosovës për thellimin e partneritetit, duke e lidhur këtë bashkëpunim…

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se pret të punojë me presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, dhe institucionet e Kosovës për thellimin e partneritetit, duke e lidhur këtë bashkëpunim me një të ardhme shumetnike, demokratike dhe euroatlantike.
Në urimin për zgjedhjen e saj, Hargreaves tha se pret me padurim bashkëpunimin “dhe të gjitha institucionet e Kosovës për ta thelluar partneritetin tonë të kahershëm, teksa Kosova ecën përpara drejt një të ardhmeje shumetnike, demokratike dhe euroatlantike”.
“I uroj asaj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme”, u shpreh ambasadori për Shiroka-Pulën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


