Haradinaj pas Marshit për Liri: Kosova dha verdiktin – pafajësi dhe liri për çlirimtarët
Ramush Haradinaj e ka cilësuar Marshin për Liri në Prishtinë si një thirrje për pafajësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së. Në reagimin e tij pas marshit, ai tha se…

Ramush Haradinaj e ka cilësuar Marshin për Liri në Prishtinë si një thirrje për pafajësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së. Në reagimin e tij pas marshit, ai tha se qytetarët e bashkuar në sheshe kishin dhënë mesazhin e tyre në mbështetje të çlirimtarëve.
Haradinaj e krahasoi këtë bashkim me kohën kur djemtë dhe vajzat e Kosovës ishin mbledhur nën emblemën e UÇK-së.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
“Sot marshuam për liri, si dikur maleve të Kosovës! Sot u bashkuam në sheshet e Prishtinës, si dikur nën emblemën e UÇK-së, me djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj.
Duke e përshkruar mesazhin e marshuesve si “verdikt”, ai bëri thirrje për pafajësi të plotë dhe liri për çlirimtarët.
“Sot Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, përfundoi Haradinaj.
DPT — Drita për të vërtetën


