Pa kategori

Haradinaj mbështet listën nr. 17 në zgjedhjet në Serbi

Ramush Haradinaj u bëri thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe vendbanimet e tjera shqiptare në Serbi të votojnë “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.…

Haradinaj mbështet listën nr. 17 në zgjedhjet në Serbi
Dëgjo artikullin 1 min

Ramush Haradinaj u bëri thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe vendbanimet e tjera shqiptare në Serbi të votojnë “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Në postimin e tij, ai kërkoi pjesëmarrje masive në votime dhe e lidhi nevojën për përfaqësim më të madh në Parlamentin e Serbisë me diskriminimin dhe padrejtësitë me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët.

Haradinaj tha se ky përfaqësim është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave shqiptare dhe për ta njoftuar opinionin për shkeljet e të drejtave të tyre.

“Të bashkuar në një listë të përbashkët, votoni ‘Koalicionin Shqiptar’, me nr. 17, për një zë më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë!”, shkroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top