Hamza: Së pari ligji për Specialen, pastaj presidenti
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, propozoi që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen në të dy leximet, përpara propozimit dhe zgjedhjes së presidentit. Në deklaratën për media…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, propozoi që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen në të dy leximet, përpara propozimit dhe zgjedhjes së presidentit. Në deklaratën për media para takimit me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së, ai tha se ky rend veprimesh synon shmangien e zgjedhjeve.
“Ne po themi me u aprovu ligji në dy leximet, pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedhë presidenti e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush ka plan me çu vendin në zgjedhje është temë tjetër”, deklaroi Hamza.
Hamza e përsëriti qëndrimin pas bisedës së një dite më parë me kryeministrin Albin Kurti për ndryshimet në ligj. Për takime të tjera të mundshme me Kurtin, ai tha se do të njoftojë me kohë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


