Pa kategori

Limaj ua jep protestuesve meritën për zgjedhjen e presidentes

Presioni i protestuesve i detyroi politikanët të arrinin kompromisin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente, sipas kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.…

Limaj ua jep protestuesve meritën për zgjedhjen e presidentes
Dëgjo artikullin 1 min

Presioni i protestuesve i detyroi politikanët të arrinin kompromisin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente, sipas kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

Në emisionin “Rubikon”, Limaj ua atribuoi qytetarëve që morën pjesë në protesta meritën për marrëveshjen politike dhe votimin. Ai tha se procesi rrezikonte të dështonte deri në momentet e fundit.

“Nuk do të kishte asnjë marrëveshje, nuk do të kishte votim po mos të ishin protestuesit”, tha Limaj.

Sipas tij, pjesëmarrja e vazhdueshme e qytetarëve në protesta ishte vendimtare për t’i shtyrë politikanët drejt kompromisit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top