Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen, pastaj presidenti
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se ende nuk ka marrëveshje. Ai theksoi se për PDK-në është i nevojshëm miratimi i ndryshimeve në ligjin…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se ende nuk ka marrëveshje. Ai theksoi se për PDK-në është i nevojshëm miratimi i ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale, përpara se partia të diskutojë për zgjedhjen e presidentit.
“Kur të kemi marrëveshje, tregoj. Është e mundshme që të kemi takime edhe në ditët në vijim”, deklaroi Hamza, duke lënë të hapur vazhdimin e bisedimeve.
Sipas tij, takimi trajtoi procesin në Hagë, aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, nevojën për miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvend dhe zgjedhjen e presidentit.
“Për PDK-në e dini që është nevojë aprovimi i ligjit dhe pastaj ne jemi të hapur që të diskutojmë për presidentin dhe që vendit me i dhënë president”, tha Hamza.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


