Pa kategori

Hamza: Pa miratimin e ligjit për Specialen, s’ka takim me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk do të takohet me kryeministrin Albin Kurti derisa ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale të miratohen në lexim të dytë, duke kundërshtuar…

Hamza: Pa miratimin e ligjit për Specialen, s’ka takim me Kurtin
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk do të takohet me kryeministrin Albin Kurti derisa ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale të miratohen në lexim të dytë, duke kundërshtuar lidhjen e këtij votimi me çështje të tjera politike.

“S’ka takim. Nuk do të ketë derisa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Për Kosovën, ligji është domosdoshmëri. Nuk janë çështje të lidhura. Le të votohet ligji dhe pastaj jemi të hapur të diskutojmë për tema të tjera”, deklaroi Hamza para gazetarëve.

Ai tha se qëndrimi i përbashkët i PDK-së është të thirret seanca e Kuvendit dhe projektligji të hidhet në votim. Sipas Hamzës, nuk ka pengesë procedurale, ligjore apo politike për këtë hap.

Ndryshimet ligjore, të iniciuara nga PDK-ja, u miratuan në lexim të parë më 5 tetor. Hamza e lidhi nismën me atë që partia e tij e konsideron padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë.

PDK-ja i ka bërë gjithashtu thirrje kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ta thërrasë me urgjencë seancën për përmbylljen e miratimit të ligjit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top