Hamza optimist: Të gjithë deputetët do ta mbështesin ligjin për Specialen
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se është optimist që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara do të marrin mbështetjen e të gjithë…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas mbledhjes së Kryesisë së partisë se është optimist që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara do të marrin mbështetjen e të gjithë deputetëve në seancën e nesërme, më 5 tetor.
“Jam optimist se nesër do ta përkrahin të gjithë deputetët, në mënyrë që ky ligj të miratohet me mbështetje të gjerë në Kuvend”, deklaroi Hamza në konferencën për media.
Sipas Hamzës, iniciativa e PDK-së ka marrë edhe aprovimin e Qeverisë. Ai tha se ndryshimet do të jenë në rendin e ditës të seancës së nesërme dhe falënderoi qytetarët për përkrahjen e iniciativës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


