Hamza kërkon nënshkrimet e VV-së dhe LDK-së për Specialen
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u kërkoi deputetëve të Vetëvendosjes, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ku të votohet në lexim të dytë ligji…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u kërkoi deputetëve të Vetëvendosjes, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ku të votohet në lexim të dytë ligji për Dhomat e Specializuara.
Në konferencën për media, Hamza pretendoi se nuk ka pengesa ligjore apo procedurale për miratimin dhe se pengesë mund të jetë mungesa e vullnetit politik të subjekteve të tjera.
“U bëjmë ftesë VV-së, LDK-së dhe komuniteteve jo shumicë që të na i japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme”, tha ai.
Hamza e paraqiti miratimin e ligjit si çështje që tejkalon interesin e PDK-së dhe u bëri thirrje partive politike e kryetares së Kuvendit të mblidhen për votim.
Duke iu referuar protestave në Prishtinë, ai i kërkoi Qeverisë të mos kontribuojë në tensionimin e situatës dhe i cilësoi skenat e mbrëmjes së kaluar si të papranueshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


