Pa kategori

Grynkewich: Pse nuk pres sulm konvencional rus në shkallë të gjerë

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, tha se nuk pret një sulm konvencional rus në shkallë të gjerë ndaj Evropës, sepse, sipas tij, epërsia ushtarake e…

Grynkewich: Pse nuk pres sulm konvencional rus në shkallë të gjerë
Dëgjo artikullin 1 min

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, tha se nuk pret një sulm konvencional rus në shkallë të gjerë ndaj Evropës, sepse, sipas tij, epërsia ushtarake e Aleancës e frenon Moskën.

Në intervistën për revistën gjermane Der Spiegel, të publikuar të premten, ai vlerësoi se kapacitetet që NATO-ja do të angazhonte në një konflikt të madh i tejkalojnë ndjeshëm ato të Rusisë. Sipas gjeneralit, Vladimir Putin po përdor metoda si sabotazhi, ndërsa nuk dëshiron përballje të drejtpërdrejtë me Aleancën.

Grynkewich theksoi se parandalimi duhet ruajtur përmes modernizimit të forcave, stërvitjeve dhe demonstrimit të kapaciteteve. Ai tha gjithashtu se NATO-ja është aleancë mbrojtëse dhe do të vepronte vetëm nëse sulmohej.

Duke folur për nevojat ushtarake, gjenerali kërkoi përmirësim të shpejtë të kapaciteteve me dronë: “Na nevojiten sasi të mëdha dronësh sulmues njëpërdorimësh, raketa lundruese më të lira dhe shumë më tepër”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top